Enj. Dhj 5th, 2024

11 vjet burgim dhe 4,000 euro gjobë ndaj një personi në Gjakovë për grabitje në një bastore

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit B.N, për vepër penale “Grabitja”.

Sipas një njoftimi për media, kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sulltan Dobraj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të akuzuarin e shpalli fajtorë dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 11 vjet dhe dënim me gjobë në vlerë 4,000 euro.

“I pandehuri B. N., akuzohej se “me datën 09 qershor 2013, rreth orës 10:18 minuta, në Gjakovë, në bastoren sportive ‘’E.L.’’, ku ka punuar i dëmtuari F.P., tani i ndjerë, me përdorimin e forcës fizike ka sulmuar të dëmtuarin-tani të ndjerin.

Më pas i përvetëson 2,000 euro me qëllim që vetes t’i sjell dobi pasurore të kundërligjshme, me tani të dënuarin F.Gj., ka hyrë në bastore për të lozur në aparatin e lojërave të fatit, ku F.Gj., qëndron tek dera e hyrjes së bastores, ndërsa i pandehuri e godet njëherë pas koke me grusht të dorës së djathtë të dëmtuarin F.P.,tani i ndjerë, i cili nga goditja rrëzohet në tokë, humb vetëdijen.

Atëherë nga xhepat e pantallonave i pandehuri ia merr të hollat, në atë mënyrë tani të dënuarin F.Gj., largohet me të shpejtë në drejtim të panjohur, duke e lëne te dëmtuarin tani i ndjerë pa vetëdije”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se ky rast ishte i kthyer për rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *