Enj. Pri 25th, 2024

5 të vdekur nga Covid, 160 raste të reja

By Rtv Arbëria Sht 22, 2021

5 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë, në 24 orët e fundit.

Sipas IKSHPK-së, janë infektuar 160 persona, ndërsa janë shëruar 1039 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë:

22 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.339 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës.

Deri më sot 464.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.904 testime, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 5 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.039 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 149.820

Në total numri i rasteve aktive është 6.751.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *