A do ta jap nënshkrimin për ta çuar presidenten në Kushtetuese, flet Driton Selmanaj

Dy partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë mbledhur nënshkrimet e deputetëve për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese, presidenten Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga KQZ.

Por, nënshkrimet e tyre janë të pamjaftueshme pasi duhen 30 nënshkrime të deputetëve.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu është përgjigjur pozitivisht ftesës së PDK-së për t’i dhënë nënshkrimet e deputetëve për këtë çështje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se fillimisht duhet presin veprimet që do t’i ndermerr Avokati i Popullit dhe kryetarja e deritashme e KQZ-së, Valdete Daka.

Ndërsa, deputeti Driton Selmanaj ka thënë se akoma nuk kanë qëndrim si Grup Parlamentar për këtë temë.

Megjithatë, ai ka thënë se pasi të mirret vendimi në Grup do të dihet edhe qëndrimi i deputetëve individualisht.

“Akoma nuk kemi qëndrim. Ne momentin që vendosim si Grup Parlamentar e kuptoni edhe qëndrimin e Grupit, por edhe të deputetëve individualisht. Akoma nuk e kemi trajtu brenda Grupit Parlamentar”, ka thënë Selmanaj për “Indeksonline”.

“Unë po e pres vendimin e Grupit, por e keni pa në mbledhjen e fundit në Kuvend kam dhënë vlerësimet e mia se ajo qasje është e papranueshme. Institucionet e pavaruara nuk guxojnë të cenohen në asnjë variant e aq më pak nga dikush që është në krye të shtetit. Duhet kemi kujdes që ta ruajmë kushtetutshmerinë e institucioneve të pavruara në Kosovë”, ka shtuar Selmanaj.

Në anën tjetër, njohësi i çështjeve kushtetuese, Albert Krasniqi thotë se nëse LDK nuk i jep nënshkrimet nuk e dinë se ku do t’i marrin.

“Nëse Gjykata vendos që është bërë shkelje e rëndë e Kushtetutës, atëhere duhet me votu në Kuvend më 2/3 e deputetëve shkarkimin e presidentes. Por, së pari të shohim a i kanë bërë nënshkrimet, sepse më sa di unë nuk i kanë 30. Nëse nuk i jep LDK nuk di ku i marrin”, ka thënë Krasniqi për “Indeksonline”.

Se si do të vendoste Gjykata, Krasniqi ka thënë se është herët të parashikohet, sepse është herët me vlerësu dhe krejtë varët se si do ta arsyetojnë.

Ndërpreja e mandatit të Valdete Dakës si kryetare e KQZ-së nga ana e Vjosa Osmanit kishte nxitur reagime të shumta në opinionin publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi