Enj. Pri 25th, 2024

Abazoviqi i jep mbështetje Kurtit në lidhje me Asociacionin

By Rtv Arbëria Jan 29, 2023

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i ka dhënë mbështetje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Abazoviq në një intervistë për “Top Channel”, ka thënë se për Kurtin ka vetëm mendim pozitiv dhe se ka simpat për luftën e tij kundër korrupsionit. Sa i përket Asociacionit, Abazoviq ka thënë se nuk mund të ketë një Asociacion në baza etnike.

“Kosova nuk mund të ketë komuna të cilat janë serbe apo shqiptare, pasi ato të gjitha janë të barabarta si komuna të cilat u takojnë qytetarëve pa dallim. Kjo qasje e Kurtit është pozitive për rajonin”, tha Abazoviq.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vazhdon të insistojë në mosthemelimin e një Asociacioni në baza etnike, duke cituar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion njëetnik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *