Enj. Pri 25th, 2024

Abdixhiku për Kurtin: Është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës, sot u tregua dhe njeri i vogël

By Rtv Arbëria Tet 3, 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar ashpër pasi shteti nuk ka ekzekutuar pagat për mesimdhënësit për muajim shtator.

Kreu i LDK-së ka shkruar se Albin Kurti s’mund ta jetoj pja krizë prandaj edhe dënon mësimdhënësit e vendit.

Abdixhiku për Kurtin ka thënë se është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës.

“Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël. Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive – ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit – shtresën më të goditur nga kriza”, ka shkruar ndër të tjera kreu i LDK-së.

Postimi i plotë i tij:

Në vend të qetësimit e përafrimit, Albin Kurti kërkon tension. Ai s’mund të jetojë pa krizë prandaj dhe dënon mësimdhënësit e vendit. Është njeri i zymtësisë, arrogancës e i ndjelljes së frikës. Është politikan i paaftësisë. Si i tillë, është gjithçka përveçse kryeministër. Sot u tregua dhe njeri i vogël.

Në prag të dimrit të vështirë, në vazhdimësi të papërballueshmërisë, në stagnim ekonomik e në ikje masive – ai vendosi t’i tregoj dhëmbët. Dhe për kë? Për mësimdhënësit e vendit – shtresën më të goditur nga kriza.

Mashtrimi popullist s’duket ndryshe. Dje ishte shfrytëzues i kauzave të tyre, sot është bërë dënues kolektiv në mes të krizave.

Mësimdhënësit e vendit, ata që u bënë tabelë qitjeje nga ushtritë digjitale të pushtetit, ta kuptojnë se Qeveritë janë të përkohshme por shteti mbetet i përhershëm. Këto paga do tu paguhen – herët apo vonë. S’ka forcë që ju merr të drejtën mbi to; merreni këtë si zotim publik timin dhe të LDK-së.

Deri atëherë, ne do të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, të detyrojmë pushtetin mashtrues të ekzekutojë pagesat.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *