Ajri i ndotur rëndit Prishtinën mes 20 kryeqyteteve botërore

Bashkë me ditët e ftohta, dimri në Prishtinë vjen edhe me një sasi të konsiderushme të ndotësve të ajrit.

Pamundësia e ajrit për të qarkulluar shumë bën që të dalësh jashtë në ditët e dimrit është e papërballueshme për shumë grupe qytetarësh.

Sipas IQAir, ajri në kryeqytet momentalisht është i pashëndetëshëm, teksa parametri matës është 9.1 mbi vlerat normale të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Sipas IQAir, për të evituar këtë ajër të ndotur duhet mbajtur maskë në ambiente të hapura, duhen mbyllur dritaret, reduktuar aktivitetet në natyrë dhe duhen përdorur pastruesit e ajrit në mjedise të mbyllura.

Prishtina aktualisht rënditet e 19-ta në ranglistën e kryeqyteteve botërore më ajrin më të ndotur./Indeksonline/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi