Sht. Pri 20th, 2024

Alarmon biznesmeni kosovar: Rruga Pejë-Bogë s’ka siguri, veturat mund të përfundojnë në humnerë!

By Rtv Arbëria Dhj 4, 2022

Rruga Pejë-Bogë nuk është në gjendje të mirë. Siguria në atë rrugë është zero.

Kështu ekziston mundësia që automjetet të përfundojnë në humnerë apo në lum, për shkak të rrëshqitjes së murit bazë të rrugës.

Biznesmeni kosovar Ruzhdi Kurtishaj thotë se “sektori privat me gjithë problemet e shumta po mundohet ta mbajë në duar timonin e zhvilimit të turizmit dhe zhvillimit ekonomik të vendit”.

“Tash kur pritet të filloj fluksi turistik për sezonën e dimrit në Bogë e fshatrat turistike për rreth, Shteti me qëllim apo pa vetëdije po e shkatrron turizmin në Kosovës.Rruga Pejë Bogë dhe anasjelltas përveç se ështe e tëra me gropa, siguria në rrugë është nën nivelin zero.Egziston mundësia që automjetet të përfundojnë në humner apo lumë poshtë për shkak të rrëshqitjes së murit bazë të rrugës!Zoti na ndihmoftë, sektori privat me gjitë problemet e shumta po mundohet ta mbajë në duar timonin e zhvilimit të turizmit dhe zhvillimit ekonomik të vendit!Suksese Hotel Magra Austria dhe gjithë hoteleve dhe bujtinave në atë zonë të bukur turistike të Kosovës!”, ka shkruar ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *