Enj. Pri 25th, 2024

Ariana Musliu-Shoshi: Filluan “reformat” në MPJD!

By Rtv Arbëria Jan 11, 2022

Deputetja e e Kuvendit të Kosovës dhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Ariana Musliu-Shoshi, ka treguar se pavarësisht kërkesës së saj, ende nuk ka marrë përgjigje nga Ministrija e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për procedurën e përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm.

Ajo njoftoi se sot qenka emëruar ushtruesi i shtatë i detyrës në këtë pozitë, shkruan IndeksOnline.

Sipas Musliu-Shoshit, “ i emëruari në këtë pozitë,z. Isma, vetëm disa ditë më herët është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ani pse i njëjti as nuk është diplomat karriere, as nuk mban gradë diplomatike e as nuk ka përgatitje profesionale për të udhëhequr institucionin i cili i nxjerrë diplomatët e Republikës”.

Postimi i plotë:

Filluan “reformat” në MPJD!

Përderisa si Deputete e Kuvendit të Kosovës dhe anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë i kam kërkuar zyrtarisht Ministres Gërvalla informacione lidhur me procedurën e përzgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm të MPJD-së, pozitë kjo vakante tash e dy vjet e në të cilën janë ndërruar pesë ushtrues detyre, tash sapo mora informacion nga brenda MPJD-së që sot qenka emëruar ushtruesi i shtatë i detyrës në këtë pozitë. Ndërkaq, Ministrja Gërvalla dhe kabineti i saj as nuk kanë marrë mundin të kthejnë përgjigje në kërkesën time.

I emëruari në këtë pozitë,z. Isma, vetëm disa ditë më herët është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike të Republikës së Kosovës, ani pse i njëjti as nuk është diplomat karriere, as nuk mban gradë diplomatike e as nuk ka përgatitje profesionale për të udhëhequr institucionin i cili i nxjerrë diplomatët e Republikës sonë. Ky avancim i tij në dy pozicione të ndryshme brenda MPJD-së në çështje ditësh, nuk ka se si të mos ngre dyshime për favorizime politike në pozita kyçe të shërbimit civil – pikërisht nga njerëzit të cilët retorikë kryesore e kanë “ç’kapjen” e shtetit…

Pra, me një status të gjatë vetëm një ditë më herët, Donika Gërvalla na tregoi se spastrimet politike në MPJD po fillojnë, e normalisht për këtë gjë i duhet një “noter” i cili do t’ja nënshkruaj vendimet për këtë punë. Prandaj, iu intereson që ta mbajnë vakante pozitën e Sekretarit të Përgjitshëm, në mënyrë që të caktojnë ushtrues detyre të cilët mund t’i kontrollojnë!

“Reforma” e paralajmëruar, sipas të gjitha gjasave, filloi! Unë iu bëj thirrje të gjithë diplomatëve që të vazhdojnë kryerjen e punëve me nder e përgjegjësi, dhe të gjitha shkeljet t’i raportojnë tek institucionet gjyqësore, e assesi të mos bien pre e këtyre tentativave për kapje.

P.S. Asnjëherë nuk do të isha kundër avancimit të zyrtarëve të cilët i plotësojnë kushtet profesionale e ligjore për ngritje në pozitë zyrtare, pavaresishtë afërsisë me ndonjë subjet politik.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *