Pre. Pri 19th, 2024

Arrestimi i aktivistëve të PSD-së, policia jep detajet e fundit

By Rtv Arbëria Kor 16, 2021

Policia ka dhënë detaje rreth arrestimit të sotëm të tetë aktivistëve të Partisë Socialdemokrate gjatë aksionit te Ministria e Drejtësisë.

“Si pasojë e veprimeve të tyre me shkruarjen e grafiteve, janë dëmtuar disa vetura. Të njëjtit vazhdimisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare”.

“Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare. Aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare”, thuhet në një përgjigje.

Sipas forcave të rendit, lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit i cili bëhet e ditur se bashkërisht me policinë po koordinon veprimet vijuese që konsistojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, përpara masave të mëtejme në procedurë.

Bazuar në njoftimin e PSD-së të arrestuarit në aksionin e sotëm ku u kundështua taksa 5 euroshe për vetura janë aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm pasi sipas tyre ky arrestimi është i padrejtë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *