Enj. Pri 25th, 2024

Besnik Tahiri-“Ekonomia e vendit para bankroti, Qeveria askund”

By Rtv Arbëria Qer 20, 2022

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë ekonomia e vendit ndodhet para bankrotit.

Në një postim në Facebook, ai i ka rekomanduar Qeverisë ndërmarrjen e disa veprimeve.

“Paga minimale të mos kthehet në problem politik, por të jetë një ligj që u mundëson një jetë më të mirë kategorive në sektorin privat dhe veteranëve;

– Suspendimi i akcizës për pesë muaj dhe mbështetja e produkteve bazë;

– Rimëkëmbja ekonomike që është harruar dhe e cila do të duhej të bëhej me investimet kapitale, e që janë bllokuar rreth 600 kontrata me vlerë qindra miliona euro. Pra, duhet të subvencionohen për 30 % kontratat e nënshkruara”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri.

Postimi i plotë i tij:

Ekonomia e vendit para bankroti, Qeveria askund!

Duke parë shqetësimin për ngritjen e çmimeve e të kolapsit ekonomik, në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit theksova se me mungesë të dorës së shtetit, ekonomia e Kosovës është para bankroti, njëherësh kërkova që në seancën e radhës kur do të debatohet për ngritjen e çmimeve të flasim për masat konkrete që Qeveria duhet t’i ndërmarrë.

Për ne janë disa masa kryesore që duhet t’i ndërmerr Qeveria:

– Paga minimale të mos kthehet në problem politik, por të jetë një ligj që u mundëson një jetë më të mirë kategorive në sektorin privat dhe veteranëve;

– Suspendimi i akcizës për pesë muaj dhe mbështetja e produkteve bazë;

– Rimëkëmbja ekonomike që është harruar dhe e cila do të duhej të bëhej me investimet kapitale, e që janë bllokuar rreth 600 kontrata me vlerë qindra miliona euro. Pra, duhet të subvencionohen për 30 % kontratat e nënshkruara.

– Sektori publik, ku është tepër me rëndësi Ligji i Pagave, i cili tashmë është harruar të vjen për miratim.

Ndersa, për Trustin Pensional jemi duke punuar dhe shpresoj që deputetët do të reflektojnë, për shkak se qyterarët po presin që nëpërmjet kursimeve të tyre ta zbusin krizën me të cilën po ballafaqohen.

Për seancës plenare, si grup parlamentar i kemi prezantuar dy amandamente: e para, deri në kategorizim, pensioni i veteranit të jetë i barasvlershëm me pagën minimale; e dyta, kemi kërkuar, që në ligj, paga minimale të jetë 370 euro neto, për shkak se 250 euro nuk është rritje, sot nuk ka pagë nën 250 euro. Kjo nënkupton se Ligji për Pagën Minimale nuk ka efekt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *