Enj. Pri 25th, 2024

Bie numri i viktimave dhe rasteve të reja me Covid-19

By Rtv Arbëria Sht 13, 2021

Edhe 14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 259 raste të reja.

Ndërsa, janë shëruar 870 qytetarë, përcjell Bota sot.

Njoftimi i plotë i MSH:

13 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.834 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.046.799 doza të vaksinës.

Deri më sot 358.308 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.505 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 870 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 137.452.

Në total numri i rasteve aktive është 17.000.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *