Bogujevci e quan Kurtin e Konjufcën “ma të mëdhenjtë”

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ka publikuar një fotografi, siç ka shkruar ajo, me më të mëdhenjtë e vendit.

Nënkryetarja dhe deputetja e VV-së Bogujevci, nuk e ka sqaruar se çfarë ka menduar me cilësimin “më të mëdhenjtë”, që u ka vënë kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi e shefes së GP të VV-së Mimoza Kusari-Lila.

Shprehja e saj ngjan edhe me gjuhën e rep artistëve, siç mund të jenë ata nga ish-labeli Baba Stars, të cilët nuk hezitojnë ta quajnë veten më të mëdhenjtë e baballarët e repit, e nganjëherë edhe të të gjithë vendit.

“Me ma të mëdhenjtë në vend”, ka shkruar ajo, përderisa ka bërë tag emrat e Kurtit dhe Konjufcës në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi