Mër. Pri 24th, 2024

Borrell për takimin Kurti-Vuçiq: Më 18 gusht diskutohet rruga përpara

By Rtv Arbëria Gus 6, 2022

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka konfirmuar takimin e 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Ai ka thënë se në këtë takim do të diskutohet për rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Po ftoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti më 18 gusht në Bruksel, për të diskutuar rrugën përpara ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, shkroi Borrell në Twitter.

I njëjti takim ishte paralajmëruar për muajin korrik, po ishte shtyrë nga pala serbe.

Tashmë në qendër të këtij takimi pritet të jetë çështja e reciprocitetit për letërnjoftime dhe targa, e cila solli tensione në veri të vendit dhe zbatimi i vendimit nga ana e Kosovës u shty për një muaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *