Enj. Pri 25th, 2024

Drejtori i KEK-ut tregon se deri kur do të vazhdojë kriza energjetike

By Rtv Arbëria Dhj 23, 2021

Nënkryetari i KOSTT-it, Kadri Kadriu, në një konferencë për medie, ka thënë se ka pasur devijime të mëdha në raport me sistemin e energjisë elektrike.

Ai tha se nëpërmjet KOST-it do të mundohen ta balancojnë në bazë të mekanizmave që ka KOST.

“Me këto çmime paraqet një situatë shumë të vështirë ky sistem.Kohët e fundit 2 vitet e fundit ka pas devijime të mëdha. Edhe në disa vende të tjera ka devijime të tilla. Kjo është një masë për të ruajtur integritetin me partnerët ndërkombëtar. Duhet ta balancojmë energjinë nëpërmjet mekanizmave që KOST-i ka në dispozicion. Ne së bashku do të mundohemi ta tejkalojmë këtë situatë e cila është sfidë”, ka thënë ai.

E në anën tjetër, Kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi tha se blloku B1 ka probleme me turbinën edhe se deri me datën 20 pritet të rregullohet.

“Kosova B2 vazhdon të jetë jashtë funksionit shkaku i prishjes nga data 14 dhjetor dhe jemi në proces që ta kthejmë sa më shpejt në operim mirëpo prishja në turbinë është e natyrës më serioze dhe jemi në kontakt me kompaninë që e prodhon turbinën dhe presim që ta dërgojmë ekspertin e tyre dhe ne presim që të dielën ai ekspert të jetë në KEK dhe do të fillojmë me inspektimin e situatës dhe ta shohim sa është gjendja e dëmtimeve dhe ajo do ta tregojë edhe kohën e për kthimin e njësisë në punë.Ekziston një vlerësim preliminar që ne presim që diku kah data 20 janar B2 të kthehet në operim”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se importi i rrymës është shumë i shtrenjë në këtë periudhë dhe janë duke e importuar atë me mjetet që ka ndarë qeveria.

“Sa i përket prodhimit të qymyrit nuk kemi problem. Ne jemi duke e bërë edhe importin e energjisë nga mjetet që i ka ndarë qeveria për subvencionimin e rrymës dhe duhet ta dijmë se ky import do të jetë goxha i shtrejt në këtë periudhë dhe nuk është e sigurt që mund të mbërrijmë të sigurojmë sasi të mjaftueshme edhe në kuptim të çmimit shumë të lartë por edhe të sasisë së ofruar në treg”, tha Krasniqi.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *