Dusan që nuk iu ndal Policisë në Leposaviq, ka mbi 85 vepra penale në Kosovë dhe i dënuar me disa vite burg në Serbi

Një veturë me targa të Serbisë ka goditur një veturë të Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 11:00 në pikën e kontrollit të Policisë së Kosovës në Leposaviq.

Siç është raportuar dyshohet se Milan Delevic, bashkë me Dusan S. kanë sulmuar Policinë e Kosovën me veturën e tyre.

Burime të Indeksonline brenda Prokurorisë së Kosovës bëjnë të ditur se Dusan S. ka mbi 85 vepra penale për “vjedhje” në sistemin e Policisë së Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, dyshohet se ai është personi kryesor për vjedhjen e veturave në Kosovë, të cilat më pas i ka dërguar në Serbi.

Dusan S. po ashtu dyshohet se është i dënuar me disa vite burgim në Serbi dhe po hetohet nga njësite të Policisë.

Siç tregojnë burimet tona, ai me veturën e tipit “Audi Q 5” me tabela të Çaçakut të Serbisë ka goditur veturën e Policisë së Kosovës dhe nuk i është ndal Policisë duke vazhduar në drejtim të Serbisë./

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi