Enj. Pri 25th, 2024

E pazakontë në Shëngjin, rusi i vjedh targat qytetarit nga Kosova

By Rtv Arbëria Kor 6, 2021

Një ngjarje e pazakontë dhe ende jo e sqaruar tërësisht ka ndodhur në Shëngjin, ku një shtetas rus është proceduar penalisht nga hetuesit e komisariatit të Lezhës.

Sipas policisë në Shqipëri, rusi 37-vjeçar, me iniciale I.K.. ka vjedhur targat e automjetit të një shtetasi kosovar.

Policia kontrolloi banesën që rusi kishte marrë me qira në lokalitetin turistik, ku u gjetën dhe u sekuestruan pikërisht dy targat e automjetit, si dhe një dorezë metalike që mund të përdoret edhe si një armë e ftohtë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, dhe për të kuptuar arsyet e vjedhjes.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *