Sht. Pri 20th, 2024

Edita Tahiri: Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

By Rtv Arbëria Dhj 19, 2021

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për aktivitetin e nesërm që do zhvillohet në Tiranë, ku për vizitë në çështjen e idesë ‘’Ballkani i Hapur’’, merr pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Siç shkruan Tahiri përmes facebook-ut, për Ballkanin e Hapur ëndërron Vuçiqi, dhe këtë do ia tregonte vetëm opozita e ringjallur e Shqipërisë.

” “Ballkani i Hapur” do të vendos popujtë në hegjemoninë serbe…kështu ëndërron Vuçiqi në prag të arritjes në Tiranë nesër. Mirëpo, opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër do t’i tregojë se ai vetëm mund të ëndërrojë.

Protestat nesër në Tiranë janë edhe në mbrojtje të Kosovës dhe duhet të përkrahen nga gjithë shqiptarët!”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *