Enj. Kor 18th, 2024

Eksperti amerikan paralajmëron një betejë të vështirë për Kosovën

By Rtv Arbëria Gus5,2021

Profesori në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka thënë se pa njohjen nga Serbia, Kosovës po i vështirësohet rruga e integrimit në Bashkimin Evropian.

Eksperti amerikan ka paralajmëruar se Kosovës do t’i duhen vite në betejën e saj që të fitojë njohje dërrmuese ndërkombëtare të pavarësisë së saj.

Si arsye për këtë, Ben-Meir ka përmendur mos njohjen nga Serbia dhe mungesën e një konsensusi ndërkombëtar për njohjen, përcjell Bota sot.

“Kosovës i duhet njohja e Serbisë dhe anasjelltas. Por pa njohjen e Serbisë, po bëhet gjithashtu shumë më e vështirë për Kosovën që të integrohet në BE. Për sa kohë që nuk ka një konsensus ndërkombëtar për njohjen, veçanërisht nga Kombet e Bashkuara, dhe për sa kohë që Serbia vazhdon të mohojë realitetin e pavarësisë së Kosovës, Kosova do të vazhdojë të përballet me një betejë të ngadaltë, të vështirë për ndoshta vite që të fitojë njohje dërrmuese ndërkombëtare të pavarësisë së saj”, ka shkruar Alon Ben-Meir në një postim në Facebook./BS

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *