Escobar me mesazh për Serbinë: Mos bëni ndonjë gjë de-stabilizuese brenda Kosovës, pa dialog nuk ka zgjidhje

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë së fundi ka folur për sfidat aktuale të rajonit.

Ai ka pasur mesazhe të qartë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Escobar ka thënë se Serbia duhet të ketë kujdes dhe të mos bëjë ndonjë gjë brenda Kosovës.

‘’ Nëse do të më duhej të thoja diçka, nuk do të jetë për një përqasje të re nga partnerët brenda dialogut. Ka ardhur koha për një përqasje të re për disa nga personat që e kanë marrë dialogun si një opsion vetëm “po apo jo”. Dhe e kam fjalën konkretisht për qeverinë e Kosovës. Ata kanë një detyrim të qartë për çfarë duhet të bëjnë. Dhe mendoj se deklarata e Borrellit ishte shumë e qartë. Serbinë e inkurajojmë të vazhdojë të jetë konstruktive dhe e duruar, por gjithashtu vazhdojmë t’i kërkojmë Serbisë të mos bëjë ndonjë gjë destabilizuese brenda Kosovës’’, është shprehur Escobar,

Më tutje ai ka thënë se do të duhet të vazhdojmë të punojmë me dialogun.

’Nuk ka alternativë. Nuk ka alternativë për rajonin përveç integrimit evropian’’, është shprehur Escobar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *