Federata Sindikale e Shëndetësisë kundër grevës

Kryesia e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me sot, pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe administratës për fillim të grevës së përgjithshme,del me qëndrim kundër grevës.

Sipas FSSHK, kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësorë sepse punëtorët shëndetësorë e gëzojnë shtesën prej 60 eurosh.

“Kryesia e FSSHK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur me datë 25.08.2022 pas shqyrtimit të situatës si dhe paralajmërimit të SBASHK-ut dhe Administratës për fillim të Grevës së Përgjithshme,del me qëndrim kundër Grevës respektivisht nuk i bashkëngjitet Grevës për shkak se kërkesat nuk janë në interes të punëtorëve shëndetësor sepse punëtorët shëndetësor e gëzojnë shtesën prej 60 euro dhe nuk është arsye e mjaftueshme FSSHK të merr veprime sindikale siç janë Grevat për 40 euro gjithashtu se Ligji i Pagave është proceduar për miratim në Qeveri dhe priten konsultime rreth tij,Kryesia vendos që ti hap rrugë dialogut për vërejtjet dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor ti realizojë nëpërmjet dialogut me komisionet përkatëse si dhe me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

“Prandaj duke pasur parasysh edhe situatën politike duke mos përjashtuar mundësinë e veprimeve sindikale,konsideron se për momentin nuk ka asnjë arsye madhore të hyjmë në Grevë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi