Pre. Pri 19th, 2024

Gërvalla dhe Ursula von der Leyen flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

By Rtv Arbëria Sht 29, 2021

Gërvalla takohet me Presidenten e Komisionit Evropian, flasin për rrugën e Kosovës drejt BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në aeroportin e Prishtinës, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila qëndroi gjatë ditës në Kosovë.

Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Siç njofton kumtesa ministrore, Gërvalla theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane.

Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së.

Në takim është diskutuar edhe lidhur me bashkëpunimin rajonal.

Në këtë pikë ministrja Gërvalla ritheksoi përkushtimin e Kosovës në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë në pah që proceset e bashkëpunimit rajonal kanë të ardhme vetëm atëherë kur garantohet trajtimi i barabartë i të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu është diskutuar edhe lidhur me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, dhe ministrja Gërvalla shprehu mirënjohjen e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e BE-së në këtë pikë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *