Pre. Pri 19th, 2024

Ish zv-ministri i Jashtem dhe Diasporës, Bekim Brestovci merr këtë pozitë në kabinetin e Përparim Ramës

By Rtv Arbëria Shk 8, 2022

Ish zv-ministri i Jashtëm dhe diasporës, Bekim Brestovci ka njoftuar se nga tani do të jetë pjesë e kabinetit të kryetarit, Përparim Rama në funksionin e këshilltarit për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike.

“I jam mirënjohës kryetarit Rama për besimin e dhënë, për të qenë bashkëpjesmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës”, ka shkruar ndër të tjera Brestovci.

Brestovci ishte kthyer nga diaspora aktivitetit politik në Kosovë. Për disa vite ishte pjesë e Nismës Socialdemokrate.

Postimi i plotë:

Me kënaqesinë më të madhe bëj të ditur që tanimë jam pjesë e kabinetit të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, në funksionin e këshilltarit për investime kapitale, investimet e huaja, zhvillimin e turizmit në zonat rurale si dhe avansimin e sherbimeve publike.

I jam mirënjohës kryetarit Rama për besimin e dhënë, për të qenë bashkëpjesmarrës në realizimin e vizionit dhe programit të tij për transformimin e qytetit të Prishtinës.

Bashk na priftë e mbara!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *