Hën. Dhj 9th, 2024

Kamberi aludon se ndalimi i Ardita Sinanit lidhet me konflikt të Serbisë në Ballkan!

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar pas ndalimit që polica serbe i bëri sot Ardita Sinanit.

Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident.

“… edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës”.

Postimi i plotë:

Policia e Serbisë, sot, në vendkalimin kufitar Serbi-Kosovë, Muçibabë në Preshevë, ndaloi dhe mbajti mbi 40 minuta, Ardita Sinanin, nënkryetare e Partisë për veprim demokratik (këshilltare e kryministrit të Kosovës) me arsyetimin se gjendet në njëfarë „liste të personave të kërkuar“. Sqarime tjera nuk kanë dhënë.

Prandaj kërkova sqarime nga policia në Preshevë dhe Ministri i punëve të brendshme lidhur me këtë incident, edhe pse është e qartë se policia politike e Aleksandar Vulinit, i akuzuar nga SHBA për „trafikim me narkotik dhe armë, për përfshirje në afera korruptive“, përmes përndjekjes së figurave politike po synon të nxisë tensione në Luginë të Preshevës.

Pse jo, meqë Bashkësia ndërkombëtare, përmes përkëdheljeve të vazhdueshme që po i bën regjimit aktual në Serbi, po i krijon hapësira që në vazhdimësi, ky regjim, duke përdorur mekanizmat shtetërorë, instrumentalizuar serbët gjithandej, të fusë Ballkanin në konflikte të reja.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *