KFOR: Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë

Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë, pavarësisht kërkesës së institucioneve kosovare ndaj KFOR-it për të mbyllur atë.

Këtë e bëri të ditur zyrtari për medie në KFOR, Daniele Riggio, duke iu referuar një “zyrtari të NATO-s, ka thënë se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai për KP duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi