Enj. Pri 25th, 2024

Koci flet pas sulmit ndaj tij: Të dyshuarit kanë qenë serbë

By Rtv Arbëria Tet 2, 2022

Avokati Arianit Koci ka folur pas raportimit për sulm ndaj tij, duke thënë se dy të dyshuarit që e goditën atë më grusht në kokë, kanë qene të nacionalitetit serbë.

“Së pari më duhet ta theksoj se nuk kam lëndime, jam mirë me shëndet. Ata dy persona që më sulmuan ishin dy të rinj të nacionalitetit serb”.

Koci tregoi se pak para sulmit, të dyshuarit i pa me motor tek një pompë afër, pa tabela, për çka tha se ishte e çuditshme se si mund të shëtitnin me një motor pa tabela.

Avokati tha se nuk ka dyshime tek ndonjë person apo arsye për shkakun e sulmit.

“Nuk dyshoj në një motiv të mundshëm. Nuk dyshime tek askush. Ka mundësi që vetëm të kenë qenë njerëz të rrugës që sulmojnë qytetar të rëndomtë rrugës”, tha Koci për Klankosova.tv.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *