Enj. Pri 18th, 2024

Komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet me instruktorët e forcave turke

By Rtv Arbëria Dhj 4, 2021

Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar se komandot e FSK-së trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake.

Postimi i Mehajt:

Komandot tona trajnohen në përvetësimin e taktikave luftarake

Me qëllim të përvetësimit të taktikave luftarake në zona të hapura dhe zonat urbane, komandot e FSK-së vazhdojnë stërvitjet tejet sfiduese me instruktorët e forcave turke, për përballje me forcat armike.

Këto stërvitje realizohen sipas praktikave më të avancuara të ushtrive të vendeve anëtare të NATO-s, ku komandot dëshmojnë se janë plotësisht të gatshëm për realizimin e mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë, si dhe pjesëmarrjes efektive në task-forcat shumëkombëshe në operacionet. paqeruajtëse.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *