Komisionieri i BE-së: Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se Kosova ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit, si dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit.

Në prezantimin e paketës së zgjerimit 2022 nga Komisioni Evropian të mërkurën, komisioneri Varhelyi tha se Kosova ka bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha.

Ai tha se presin që gjatë vitit të ardhshëm të ketë një realizim më të shpejtë dhe efektiv të agjendës së reformave të BE-së në Kosovë. Derisa përsëriti qëndrimin pro liberalizimit të vizave për Kosovën, kurse kërkoi konstrukitvitet në dialogun me Serbinë.

“Kosova ka gëzuar stabilitet politik gjatë gjithë vitit dhe autoritetet vazhdojnë të demonstrojnë përkushtimin e tyre në rrugën drejt BE-së. Ne e pranojmë se Kosova gjithashtu ka bërë përpjekje për të forcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit dhe ka intensifikuar luftën e saj kundër korrupsionit. Është bërë punë për të hedhur themelet për një progres të qëndrueshëm në disa fusha, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, energjinë dhe inovacionin. Gjatë vitit të ardhshëm ne do të dëshironim të shohim një realizim më të shpejtë dhe më efektiv të agjendës së reformës së BE-së të Kosovës. Sa i përket liberalizimit të vizave, komisioni qëndron prapa vlerësimit të korrikut të vitit 2018, se Kosova i ka përmbushur të gjitha standardet. Propozimi është ende në pritje në këshill dhe ne mbështesim diskutimet e ripërtrira me një përditësim teknik të këtij vlerësimi. Sa i përket dialogut Beograd-Prishtinë, ne kemi nevojë që Kosova të angazhohet në mënyrë konstruktive, ashtu siç ne kemi nevojë që Beogradi të bëjë të njëjtën gjë”, tha ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi