Mër. Pri 24th, 2024

KQZ konfirmon: Ja kur do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare

By Rtv Arbëria Tet 27, 2021

Rezultatet e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit do të shpallen nesër në ora 10:00. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka thënë Elezi.

Kujtojmë se një ditë më parë ka filluar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta në Qendrën e Numërimit të Rezultateve.

Votat e ardhura me postë janë numëruar para disa ditësh.

Përfundimi i numërimit të votave me kusht i hap rrugë KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

KQZ do të pres disa ditë për të parë nëse ka ndonjë ankesë në PZAP dhe Gjykatën Supreme para se të bëjë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ndërsa balotazhi në ato komuna ku asnjëri nga kandidatët nuk ka fituar 50%+ do të mbahet më 14 nëntor.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *