Mar. Pri 23rd, 2024

KQZ nesër bashkë me Policinë e Kosovës do t’i funksionalizoj zyrat në komunat veriore të vendit

By Rtv Arbëria Dhj 5, 2022

Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk i është përgjigjur pozitivisht KQZ-së në kërkesat e tyre

Burime të Indeksonline bëjnë me dije se nesër KQZ bashkë me Policinë e Kosovës do t’i funksionalizoj zyrat e KQZ-së në katër komunat veriore të vendit.

Ministria e Arsimit vetëm ka inkurajuar KQZ-në me bashkëpunu me nivelet lokale, e që nivelet lokale tani veç se dihet kanë dhënë dorëheqje nga te gjitha pozitat zyrtare. Objektet komunale janë të mbyllura dhe shkollat që shërbejnë si qendra votimi nuk i menaxhon fare KQZ.

Sipas kësaj KQZ tani për tani është e vetmuar dhe i mungon përkrahja e institucioneve tjera shtetërore, kur dihet se me herët në proceset zgjedhore KQZ ka pasur përkrahjen e institucioneve shtetërore.

Pikërisht për këtë çështje, KQZ po vazhdon ende mbledhjen e filluar në ora 16:00.

Kujtojmë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 18 dhjetorin, datë të mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave në veri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *