Enj. Pri 25th, 2024

Kryeministri Kurti falënderon Policinë e Kosovës për angazhimin profesional në mbrojtje të rendit dhe ligjit

By Rtv Arbëria Tet 3, 2021

Pas realizimit me sukses të planifikimeve operacionale dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve të Kosovës, e në veçanti për angazhimet në veri, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla, pritën në takim stafin e lartë menaxhues të Policisë së Kosovës, në krye me drejtorin e Përgjithshëm, Samedin Mehmetin.

Kurti falënderoi dhe u shprehu mirënjohje të gjithë punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilët me angazhimet e tyre për 13 ditë me radhë treguan sjellje profesionale, përkushtim të pashoq për mbrojtjen e vendkalimeve dhe policëve kufitarë që po zbatojnë reciprocitetin e targave të automjeteve, si dhe dëshmuan se Policia e Kosovës është e ndërtuar sipas standardeve evropiane, në shërbim të vendit dhe qytetarëve të saj.

“Me këtë vetëmohim e qëndrim profesional në çdo veprim të çdo punonjësi të Policisë së Kosovës, u vërtetua se ndër objektivat kyçe të Policisë së Kosovës mbetet zbatimi i ligjit, ruajtja e rendit e qetësisë publike dhe lëvizjes së lirë, duke garantuar kufij të hapur, mirë të kontrolluar dhe të sigurt”, tha Kurti.

Ai e vlerësoi lart punën, angazhimin dhe përkushtimin maksimal, sidomos të Njësisë Speciale të Kosovës, e cila me sjelljen e dinjitetshme përkundër provokimeve të llojllojshme, dëshmoi se është profesionale dhe e gatshme të mbrojë sovranitetin e shtetit dhe të ofrojë rend dhe siguri anë e mbanë, pa dallim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *