Kryeministri Kurti merr letër falënderimi nga kandidati për Kancelar të Gjermanisë, Olaf Scholz

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë letër falënderimi në urimin që ia ka dërguar kandidatit për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate, z.Olaf Scholz, pas fitores në zgjedhjet parlamentare.

Duke e falënderuar për letrën dhe dëshirat më të mira të shprehura aty, z. Scholz ka thënë se rezultatet zgjedhore kanë treguar se shumica e votuesve gjermanë duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. “Duan një Qeveri që përballet me çështjet e së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar”, ka shkruar kandidati për Kancelar të Gjermanisë z. Scholz.

Letra e plotë e z. Scholz:

I nderuari Kryeministër,
I dashuri Albin,

Ju falënderoj për letrën dhe dëshirat e mira. Tashmë kemi lënë pas fushatën ngazëllyese zgjedhore. Partia Socialdemokrate e Gjermanisë doli nga zgjedhjet për Bundestagun si partia më e fortë dhe ka ambicien për të udhëhequr me qeverinë e re federale.
Rezultatet zgjedhore tregojnë që shumica e votuesve duan qeveri progresiste që forcon respektin e ndërsjellë dhe kohezionin shoqëror. Duan një Qeveri që trajton çështjet urgjente të së ardhmes, si ristrukturimi i qëndrueshëm i ekonomisë sonë, mbrojtja e klimës dhe banimi i përballueshëm. Një qeveri që ngritet me tërë energjinë për një Evropë sovrane dhe të bashkuar.
Dua ti shprehë falënderimet më të sinqerta për përkrahjen e madhe nga e gjithë Evropa.
Përshëndetjet më të ngrohta,
Olaf Scholz
Kandidat për Kancelar të Gjermanisë nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi