Mar. Kor 23rd, 2024

Kurti: Drafti i tanishëm i Asociacionit më i avancuar – vërejtjet ia kam dërguar Lajçakut

By Rtv Arbëria Nën7,2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se me 24 tetor i ka dërguar vërejtët dhe kritikat e tij emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në lidhje me draftin e Asociacionit që Qeveria e Kosovës ka pranuar më herët.

Sipas Kurtit ai nuk mund t’i bëjë publike këto vërejtje dhe kritika për shkak të konfedacialitetit, por thotë se drafti është më i avancuar dhe krejtësisht tjetër nga ai i marrëveshjeve më të hershme.

“Ne kemi thënë që e pranojmë ta nënshkruajmë paktën ku benë pjesë marrëveshja bazë, aneksi i zbatimit, njëra nga Ohri, tjetra nga Brukseli dhe gjithashtu edhe këtë draftin për të cilin paraprakisht i kemi dërguar vërejtjet por meqenëse në Bruksel na u tha që është një gjë urgjente normalizimi i marrëdhënieve unë pranova ta nënshkruaj më ç‘rast nënshkrimi është pranimi, mirëpo vetëm si një pjesë ë paktës ku kemi kërkuar edhe që Kosova ta fitojë statusin e vet dhe të fillojë programi i NATO-s”.

“Për hirë të konfedacialitetit të draftit nuk mund të flasë as për vërejtjet e kritikat e mija ato janë shumë të rëndësishme, ia kamë përcjelle emisarit evropian nëpërmjet zëvendësit Besnik Bislimit më datën 24 tetor dy ditë para së takohemi në Bruksel. Ky është draft krejtësisht tjetër është më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mija”, tha ai.

Sa i përket kërkesave dhe protestave të Policisë së Kosovës, Kurti ka thënë se si Qeveri janë të interesuar që të zvogëlojnë rrezikshmërinë për këtë kategori duke investuar në pajisje dhe mjete të punës.

Ai tha se ai do të takohet me policët dhe se do të shohin se si do të veprojnë më tutje.

“Nuk kam çfarë i shtoj deklarimit tim në kuvend dhe debateve që i kemi zhvilluar në një seancë që u ftua nga opozita, në anën tjetër ne jemi të interesuar që ta zvogëlojmë rrezikshmërinë për policinë tonë, por kjo zvogëlohet pikërisht duke investuar në pajisje dhe mjete të punës. Dallimi në investime sa i për ketë mjeteve të punës dhe pajisjeve të cilat e ulin rrezikshmërinë për Policinë tonë, sivjet është 21 herë më i lartë se sa para dy vite”.

“Vitin 2021 investimi ka qene më pak së gjysmë milioni euro, këtë vite është mbi 9 milionë euro ne po investojmë shumë në zvogëlimin e rrezikshmërisë për policinë tonë. Pa dyshim që unë do ti takojë do t’i kontaktoj dhe do të shohim se çfarë me tutje po ta keni parasysh që në të njëjtën kohë unë tashmë e kamë dhëne qëndrimin dhe ka edhe shtesa jashtë orarit, ka edhe shtesa për rrezikshmërinë, do të këtë investime të vazhdueshme në policinë tonë”, tha ai para gazetarëve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *