Mar. Tet 8th, 2024

Kurti e njofton zv/ministrin e jashtëm turk me situatën në veri dhe dialogun me Serbinë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me shefin e stafit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, mirëpritën zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, që po shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe këshilltari i Presidentit Erdogan, Sabri Demiri.

Sipas komunikatës së dërguar nga qeveria, në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve.

Komunikata e plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me shefin e stafit, Luan Dalipi dhe zëvendësministrin e Drejtësisë, Blerim Sallahu, mirëpritën zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mehmet Kemal Bozay, që po shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı dhe këshilltari i Presidentit Erdogan, Sabri Demiri.

Në takim u konfirmua përkushtimi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve tashmë shumë të mira ndërmjet dy shteteve. Kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë, në çdo fazë të shtet-formimit, shtet-ndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar, duke theksuar se mirëpritet bashkëpunimin me kabinetin e ri të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Fuqizimi i raporteve në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe shëndetësisë, dhe planet e përpjekjet e dy palëve për të krijuar një forum ekonomik të përbashkët, ishin prej temave kryesore të diskutimit të sotëm.

Krahas tyre, kryeministri Kurti njoftoi delegacionin turk, të udhëhequr nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Bozay edhe për procesin e dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë situatën në katër komunat në veri.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *