Enj. Pri 18th, 2024

Kurti mbështet Haskukën: Do ta ndërtojmë një tunel që lidh Prizrenin me Tetovën

By Rtv Arbëria Nën 10, 2021

Në ditën e tretë të fushatës, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i përkrahur nga kryeministrin Albin Kurti, ministra dhe deputetë, ka mbajtur një tubim elektoral me banorët e Ortakollit.

Kryeministri Kurti nga këtu premtoi ndërtimin e një tuneli 6-kilometrsh që do të lidhë Prizrenin me Tetovën.

Po ashtu kreu i ekzekutivit përmendi punën 4 vjeçare të Haskukës në këtë komunë, e cila sipas tij ka qenë e gjitha në të mirë të prizrenasve.

Kurti: Me tunel do të lidhin Prizrenin me Tetovën

“Ky raport i punës 4 vjeçare tregon qysh në Prizren janë ndërtuar katër çerdhe, qysh janë ndërtuar e rinovuar më shumë se 20 çerdhe qysh janë ndërruar 6 qendra të mjekësisë familjare tregon se kanë qenë 2 ose 3 autoambulanca e janë bërë 7, tregon si janë rrit subvencionet në kulturë rini dhe sporte janë nda 1.5 milionë euro, tregun si në bujqësi janë ndarë 4 milionë euro. Pra tregon të arriturat në kushtet dhe në kohën që Prizreni është diskriminuar…Ne do ta lidhim Prizrenin me Tetovën me një tunel përfundi Bjeshkës së Sharrit, përfundi Malit të madh të Sharrit, një tunel 6 kilometra i cili e lidh Manstiricen me Vershaven dhe kështu për gjysmë ore të shkojmë prej Bashkëderhamës në Tetovë”, ka shtuar Kurti.

Kurse kandidati por edhe kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se shpreson se të dielën qytetarët nuk do ta kthejnë qeverisjen e cila ka privatizuar pronën publike.

Haskuka: Në Prizren nuk kemi kohë për të humbur

“Në Prizren nuk kemi kohë për të humbur e as për t’u kthyer mbrapa, sepse nuk ka kthim mbrapa në ndërtimet shumë katëshe ilegale, pa leje ndërtimore të cilët janë shumë afër komunës në prona të komunës dhe nga ato banesa dhe para zgjedhjeve 2017 i janë shpërndarë çelësat familjeve skamnore por edhe të dëshmorëve. Një qeverisje e kaluar që ka shpërnda banesa që nuk kanë qenë në plan dhe nuk kanë ekzistuar. Unë e di që ata janë bashkuar por shumë anëtarë edhe të AAK edhe të Nismës e kanë parë gabimin që e kanë bërë edhe po vijnë tek ne. Prandaj ne do të fitojmë më 14 nëntor, pra fitorja duhet të jetë madhështore”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e 14 nëntorit, Mytaher Haskuka, do të garojë kundër kandidatin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *