Sht. Tet 5th, 2024

Kurti thotë se Luledielli është kulturë me rëndësi strategjike, prezanton fermerin shembullor

“Luledielli është kulturë me rëndësi strategjike”.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës Albin Kurti, gjatë vizitës tek fermeri Shukri Sallahu, i cili ka mbjellur 30 hektarë.

Kurti tha se Sallahu, produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë.

“Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit. Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër”, tha Kurti.

“Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, theksoi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *