Enj. Pri 18th, 2024

Kurti u takua në Bruksel me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

By Rtv Arbëria Dhj 7, 2021

Pas takimit të katërt të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur në takim nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren, njëherësh ministre për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, kryeministri ia shprehu znj.Von der Leyen mirënjohjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës për mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë për zhvillimin e vendit.

Kryeministri Kurti e njoftoi për reformat e ndërmarra në drejtësi, për angazhimet e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, luftën e pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe reformat kyçe për zhvillim dhe përafrim me Bashkimin Evropian. Ai e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian për rritjen ekonomike, rritjen e eksportit, të të hyrave tatimore dhe investimeve direkte në Kosovë.

Biseda u fokusua në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *