Pre. Dhj 6th, 2024

Ky është i vrari në Balincë të Malishevës

një ngjarje të rëndë ka ndodhur sot në fshatin Balincë të Malishevës.

Nga të shtënat më armë një person ka mbetur i vrarë.

Burime bëjne me dije se i vrarë ka mbetur një 29-vjeçar, Shkodran Krasniqi (1994).

Për rastin në fjalë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë se një person mashkull i moshës madhore është dërguar në QKMF Malishevë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Personeli mjekësor atje ka konstatuar vdekja e tij. Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, thotë ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *