Sht. Tet 5th, 2024

Lajçak deklarohet pas takimit me Vuçiqin: Takimi i nivelit të lartë në shtator

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Lajçak ka shkruar në Tëitter se me presidentin serb kanë diskutuar për takimin e nivelit të lartë në shtator si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës/

”Në Beograd sot kam pasur diskutime thelbësore me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, përpjekjet për uljen e tensioneve dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Tëitter.

In Belgrade today, I had substantive discussions with @predsednikrs @avucic about the next High-level Meeting in September, efforts to lower tensions and hold new local elections in the north of Kosovo, as well as the implementation of all Dialogue Agreements. pic.twitter.com/O2yxwRVVyK

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 30, 2023

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *