Enj. Pri 25th, 2024

Lajçak nesër takohet me Kurtin, bëhet e ditur ora e takimit

By Rtv Arbëria Dhj 5, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nesër pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç bëhet e ditur nga Qeveria, takimi mes tyre nis në ora 9 te ndërtesa e Qeverisë.

Paraprakisht, Lajçak ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Lajçak ka treguar se për çfarë është folur në takimin e tij me Vuçiq.

“Diskutuam për mënyrën si të shkohet përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas takimeve të fundit në kuadër të dialogut. Gjithashtu folëm për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur”.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *