Enj. Kor 18th, 2024

Lajçak: Shtetet anëtare vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, dëshiroj që kjo mos të ndodhë

By Rtv Arbëria Kor4,2023

Përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se shtetet anëtare të BE-së do të vendosin për sanksionet ndaj Kosovës, por se kjo është kundër dëshirës së tij.

Kështu është deklaruar ai pas takimit dy orësh me kryeministrin Albin Kurti.

“Ka një dakordim për tre pikat që duhet të ndjeken për depërshkallëzimin e situatës. Mirëpo, duhet që ende të diskutojmë për hapat konkretë”.

“Takimi ishte i gjatë dhe shumë i rëndësishëm, i ndajtëm qëndrimet me njëri tjetrin dhe u dakorduam që ky proces të vazhdojë”.

“Shtetet anëtarë të BE-së vendosin për sanksionet. Dëshira ime është që të mos ketë sanksione dhe të dyja shtetet të takohen në Bruksel”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *