Enj. Pri 25th, 2024

lajme ditore, e enjte 20.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 20, 2020

***Takimi i paraparë të enjten mes Hotit dhe partnerëve të tij të koalicionit është shtyrë.Zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj i ka thënë KOHËS takimi është shtyrë për ditën e hënë.*** Me anë të një komunikatë për media, Komuna e Prizrenit njofton opinionin publik se emërimi i ushtruesve të detyrës së drejtorëve të rinj në disa shkolla të Komunës së Prizrenit është bërë pasi që kontrata e drejtorëve të këtyre shkollave ka skaduar dhe se hapja e konkursit të rregullt është pamundësuar për shkak se Kuvendi Komunal akoma nuk e ka miratuar formimin e Komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të Institucioneve edukative-arsimore dhe aftësuese.*** Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se në takimin e 2 shtatorit në Washington, Kosova duhet të shkojë për marrëveshje përfundimtare me Serbinë.Haradinaj thotë se duhet të shfrytëzohet vëmendja që po ia jep SHBA-ja zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.*** Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se tashmë pas shumë vitesh po realizohet kërkesa për specializime të mjekëve: Mos t’na ikin mjekët, edhe një plotësim konkursi në gusht me 74 specializantë për kandidatët nga Lugina thote Zemaj. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për deklaratat e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, lidhur me shkëmbimin e territoreve me Serbinë, ku përmendet Lugina e Preshevës dhe 17 fshatra të veriut bashkë me Leposaviqin. Haradinaj ka paralajmëruar LDK-në, duke thënë se për AAK-në në një situatë të tillë me këto deklarata, nuk është më në interes t’i jap legjitimitet kësaj qeverie.*** ***moti: të enjten parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 12c deri 24c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11848.Të Shëruar: 7684, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *