lajme ditore, e mërkurë 19.08.2020

***Erëra të fuqishme e reshje të mëdha të shiut gjatë mbrëmjes të së martës, kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në prona publike e private në gjitha vendet e Kosovës.Për çka, kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti ka thënë se do të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’iu dalë në ndihmë gjithë qytetarëve që u prekën nga vërshimet e mbrëmshme.*** Shtetasit e Kosovës të cilët duhet të kalojnë tranzit në Maqedoninë e Veriut do të jenë të obliguar që të kenë test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, njofton Telegrafi Maqedoni. Pas zhvillimeve të fundit në Telekom, ka dhënë dorëheqje edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit Teknik në këtë ndërmarrje Halil Krasniqi.*** Për 4 javë, 1.755 kosovarë me COVID-19 hynë në Gjermani***Ka filluar qarkullimi i linjës Gjilan-Prishtinë, pas protestave të transportuesve të Gjilanit. Puna ka filluar në të gjitha linjat e mëhershme.***Joe Biden është caktuar zyrtarisht kandidat presidencial i Partisë Demokratike gjatë kuvendit të kësaj partie, i përkrahur në formë virtuale prej disa prej politikanëve më me nam në SHBA.*** moti: të merkuren parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me vranesira qe mund te sjellin te reshura te shiut dhe shkarkime rufesh, temperaturat do të lëvizin nga 12c deri 23c.***covid-19 në Kosovë: total raste 11686.Të Shëruar: 7562, ***www.rtvarberia.com**

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi