Pre. Pri 19th, 2024

Lajmet ditore, e martë, 11.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 11, 2020

***Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar Fondin e Kursimeve Pensional të Kosovës me ç’rast ka dhënë detaje rreth 10% që do parashihet t’u ndahet qytetarëve të Republikës.Sipas tij, deri në tri javë do të shkojnë deri në implementimin e kësaj ideje. Zv.kryeministri sqaroi se 200 milionë euro parashihet të ndahen nga fondi i TRUST-it për 10%. Aplikimi behet vetem online***Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, më 1 shtator, kurse zbatimi i udhëzimeve varet nga drejtoritë komunale të arsimit.*** Këshilli Organizativ i Protestës së FSSHK-së, përmes një e-maili zytar, ka njoftuar se kanë pezulluar protestën e paralajmëruar.Ky vendim vjen pas takimit të tyre me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi që ky i fundit u zoyua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen.*** Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur sot një takim virtual me drejtuesit e institucioneve të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për gjendjen e përgjithshme në vend dhe për bashkërendimin e veprimeve institucionale në fushë të sigurisë.*** Vetëvendosje ditë më parë ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës, nënshkrimet për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Hoti.Por deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë se partitë që bëjnë kritika për keqqeverisje dhe keqmenaxhim të Qeverisë Hoti të nënshkruajnë mocionin dhe ta votojnë dhe jo të të bëjnë siç shkruan ajo deklarata e paraqitje joserioze nëpër studio televizive.*** Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka përkujtuar bashkëluftëtarët e tij, të cilët ranë heroikisht në luftim me forcat okupatore serbe 22 vjet më parë.*** Ministria e Shëndetësisë së Rusië ka dhënë aprovimin për vaksinën e parë në botë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya në Moskë, më pak se dy muaj pasi është testuar te njerëzit, ka njoftuar të martën presidenti i Rurisë, Vladimir Putin, shkruan agjencia Reuters.***moti: të martën IHMK parashikon mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 16c deri 28c.***covid-19 në Kosovë: total raste 10419.Të Shëruar: 6058, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *