Mar. Pri 23rd, 2024

lajmet e mbrëmjes, e enjte 01.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 1, 2020

Ka shkuar në 59 numri i të arrestuarve që lidhen me rastin “Karaçeva”. Në 24 orët e fundit janë arrestuar edhe 22 persona gjatë aksionit për përfshirje në kontrabandim të mallrave dhe bixhoz të paligjshëm, ka bërë të ditur kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.Ai tha se janë kryer urdhër kontrolle në shtatë qytete të Kosovës..***Drejtori Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina është pezulluar nga pozita me vendim të ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.Në vendim thuhet se pas vlerësimit të performancës së dikastereve të MEA-s janë konstatuar shkelje në ushtrimin e funksionit të drejtorit ekzekutiv, Ilir Morina.Shkak për këtë sipas vendimit është se “Morina ka dështuar të përmbushë përgjegjësinë e tij, në sigurimin e zbatimit të rekomandimeve nga raportet e auditimit”.***Tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe po konsiderohet e mbyllur vetëm nga pala kosovare.Kjo, pasi që përveç Serbisë, si temë të hapur për dialog në Bruksel po vazhdon ta konsiderojë edhe BE-ja.Përkundër deklaratave të zyrtarëve të BE-së se Asociacioni është temë e hapur, kryeministri Hoti ka thënë se ajo është temë e përfunduar.***Kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Financiare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Adam S.Boehler vlerëson se marrëveshjet përshpejtojnë nisjen e investimeve në Kosovë e Serbi.***Nesër në Tiranë do të mbajnë një mbledhje të përbashkët qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, të udhëhequra nga kryeministrat Edi Rama e Avdullah Hoti.Përmes një komunikate për media bëhet e ditur edhe agjenda e nesërme e dy qeverive.
Gjithashtu është paralajmëruar se nesër do të mbahet edhe një ceremoni e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare.
Agjenda është kjo:
11.00 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës përpara Pallatit të Kongreseve
(Vendi: Pallati i Kongreseve, Tiranë)
Delegacionet e dy Qeverive rreshtohen sipas Ceremonialit përkatës nga Protokolli i Shtetit
11.15 – Mbërritja e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës në Bulevardin Dëshmorët e Kombit
Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë
Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë
11.30 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë
(Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë (10 min)
Fjalë e Sh.T. Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (10 min)
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim (2 min)
Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
12.45 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.00 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
(Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
13.30 – Foto e përbashkët (Vendi: Holli kryesor, Pallati i Kongreseve)
***Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar dy të vdekur e 43 raste të reja.Gjithashtu, janë shëruar 123 persona…***moti:.Të premten parashikohet mot me vranesira dhe diell,temperaturat do te levizin nga 10 deri 22 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 18-28 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15663.Të Shëruar:13677, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *