Mar. Pri 16th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e enjte 13.08.2020

By Rtv Arbëria Gus 13, 2020

***Komanda Rajonale e KFOR-it Lindje ka nisur planifikimin me Policinë Kufitare të Kosovës për veprimtari të përbashkëta operacione në zonën e Kamenicës. .***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tetë pacientë me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm në 373.Raste të reja me koronavirus janë 193. Gjithsej raste pozitive që nga fillimi i pandemisë janë shënuar 10.988.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 205 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.616 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.999.***Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës i quan jo profesionale dhe krejtësisht të pavërteta të dhënat të cilat kinse e rangojnë Kosovën si shtetin me vdekshmërinë më të lartë në botë nga koronavirusi për 1 milionë banorë.***Duke filluar nga nesër e deri me 31 gusht do të suspendohet kushtëzimi i pagesës së tatimit në pronë për ta paguar taksen e rrugës për regjistrimin e veturave në Komunën e Prishtinës.Kështu ka njoftuar kryetari, Shpend Ahmeti përmes një njoftimi.***Kandidatura e Ramush Haradinaj për president të vendit ka pasur reagime të shumta dhe kryesisht ato negative, për shkak se figura e tij nuk po shihet aspak e përshtatshme për pozitën e presidentit.Ish këshilltari i Albin Kurtit, Driton Tali në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë se insistimi i Ramush Haradinaj për postim e presidentit të vendit është i paarsyeshëm e sidomos ku ai vetë ka jep dorëheqje nga posti i kryeministrit ndërsa tani kërkon të behët president i vendit.***Kirurgu në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Numan Baliq është arrestuar të mërkurën rreth orës 23.00 me dyshimet se ka ngacmuar seksualisht një paciente në repartin ortopedik.Arrestimin e ish-ministrit të Shëndetësisë, Baliqit e ka konfirmuar për KOHËN, zëdhënësi i këtij spitali, Naim Sahiti.***Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur marrëveshje historike paqësore, që do të shpjerë në normalizimin e plotë të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve të Lindjes së Mesme. Ujdia është arritur me ndërmjetësimin e presidentit amerikan, Donald Trump.Sipas marrëveshjes, Izraeli është pajtuar që ta pezullojë zbatimin e sovranitetit mbi rajonet e Bregut Perëndimor, të cilat ai po i diskutonte për aneksim, ka thënë një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë…***moti: të premten parashikohet mot pjeserisht me diell dhe me mundesi te reshurave te shiut dhe me shkarkime rrufesh temperaturat do të lëvizin nga 16c deri 30c.***covid-19 në Kosovë: total raste 10988.Të Shëruar: 6616, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *