Enj. Pri 25th, 2024

lajmet e mbremjes, e enjte 15.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 15, 2020

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka bërë kërkesë të qartë politikanëve në Kosovë – ta implementojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.Kur është pyetur se çka do të thotë normalizimi, Lajçaku tha se s’i takon atij të tregojë. Por, ka thënë se nuk do të ketë normalizim të marrëdhënieve pa asociacionin.***Në Kosovë te enjten nuk është shënuar asnjë rast i të vdekurve nga koronavirusi.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook njofton se kanë rezultuar pozitivë 77 pacientë. Të shëruar janë 59 pacientë.***E enjtja është regjistruar si dita më e rëndë për Shqipërinë deri tash, sa i përket rasteve me koronavirus. Në 24 orët e fundit, pozitivë në testin për COVID-19 kanë rezultuar 257 persona, ndërsa pesë pacientë kanë vdekur si pasojë e virusit.janë shëruar 102 qytetarë..***Kabineti i anëtarit kroat të Presidencës së BE-së, Zhelko Komshiq, i ka thënë “Avazit” se fare nuk është votuar te enjten në mbledhje të Presidencës për njohje të Kosovës…*** Kuvendi i Kosovës te premten rikthehet me seancë plenare me pika të papërfunduara në seancat e mbajtura më 7, 13 e 14 gusht dhe 17, 25 e 28 shtator dhe 8 tetor 2020.Një nga pikat e rendit të ditës është edhe votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi,Gjithashtu bëhet e ditur se nga ora 11:00 do të nisë një seancë të re me 13 pika të rendit të ditës…***moti:.Të premten parashikohet mot me vranesira dhe mundesi per te reshura te shiut, temperaturat do te levizin nga 5 deri 17 gradë Celsius. Mot me vranesira dhe shi edhe në Tiranë, me temperatura nga 11-21 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16502.Të Shëruar: 14519, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *