Enj. Pri 25th, 2024

lajmet e mbrëmjes e hënë 19.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 19, 2020

Qeveria e Kosovës ka vendosur për shfuqizimin e Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.Vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë***Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, tre persona kanë vdekur nga koronavirusi.IKSHPK-ja njofton se gjatë kësaj periudhe nga 828 monstra, janë infektuar 118 persona me koronavirus, ndërsa 50 janë shëruar.***Qeveria e Kosovës ka miratuar planin për zbatimin e marrëveshjes së 4 shtatorit në Uashington, për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë***Në mbledhjen e se henes të Qeverisë është bërë emërimi i bordeve të përkohshme të drejtorëve të ndërmarrjeve “Trepça” dhe “Posta e Kosovës”..***Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla, të hënën ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun nga Republika Arabe e Egjiptit, Sameh Shoukry.Shefja e diplomacisë kosovare ka falënderuar ministrin Shoukry për njohjen e Kosovës nga Egjipti të bërë në vitin 2013.***Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë sqarime lidhur me pagesën për ato vetura që hyjnë në kryeqytet.Ahmeti me anë të një shkrimi në Facebook, ka renditur disa arsye së pse duhet të zbatohet ky vendim.Ai shton se numri i madh i veturave në qytet po kontribuon në ndotje dhe tollovi në qytet..***Nga e marta 20 tetor, për shkak të punimeve të asfaltimit , një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” do të jetë e mbyllur për qarkullim me vetura.Prej orës 07:30 deri në orën 18:30 për qarkullim do të mbyllet segmenti prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Bajram Kelmendi, dhe shtegu/kahja tjetër prej udhëkryqit të rrugës Arkitekt Karl Gega deri te udhëkryqi i rrugës Qamil Hoxha (Lokacioni te Pishat).moti:.Të marten parashikohet mot me diell. Temperaturat do te levizin nga -1 deri 15 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 9-24 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 17009.Të Shëruar: 14716, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *