Enj. Pri 25th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e mërkurë 07.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 7, 2020

Pas shtatë muajsh pritjeje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka firmosur dekretin për tërheqjen nga detyra të ambasadores Vlora Çitaku nga misioni në SHBA.Dekreti i Thaçit ka katër pika, dhe në pikën 2, i lejohet Çitakut që të vazhdojë misionin deri në emërimin e shefit të ri të ambasadës në Washington..***Sipas raportit të ri për ekonominë në rajonin Evropë dhe Azi Qendrore, të publikuar te merkuren nga Banka Botërore, ekonomia e Kosovës pritet të tkurret për 8.8 për qind në vitin 2020.***Një notë proteste e Serbisë i është dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në këtë shtet, shkaku i, si është thënë “deklaratave gjatë mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës”.Ministria e Jashtme e Serbisë e ka ftuar të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë në Serbi, Ilir Boçkën, për t’ia dorëzuar notën e protestës..***Refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për të raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci po e sheh si qasje jo serioze të kreut të qeverisë për të pagjeturit.Ajo adresoi kritika edhe ndaj zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj i cili në përgjigjen ndaj këtij komisioni ka thënë se çështja e të pagjeturve është temë e konsumuar..***Në 24 orët e fundit në Kosovë, janë shënuar tri vdekje si pasojë e koronavirusit, kurse raste të reja pozitive janë 49, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publilke të mërkurën.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 92 pacientë,Numri i rasteve aktive është 1.157.***sport: Të enjten, nga ora 20.45, Kosova do të ndeshet me Maqedoninë në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve, Liga D. Fituesi i kësaj përballje, do të takohet fituesin e gjysmëfinales tjetër Gjeorgji – Bjellorusi. Fituesi i finales kualifikohet në Evropianin e vitit të ardhshëm dhe ky mbetët synimi i Kosovës, pavarësisht mungesave të mëdha në përbërje..moti:.Të enjten parashikohet mot me diell dhe vranesira . Temperaturat do te levizin nga 9 deri 13 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 11-24 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15897.Të Shëruar:14143, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *