Mër. Pri 24th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e mërkurë 30.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 30, 2020

Avokati Tomë Gashi, përmes një postimi të bërë në FB ka bërë të ditur se Policia e Prokurorisë Speciale ka kërkuar nga ai dhe Faton Kliniku që të lajmërohen në policinë e EULEX-it në Fushë Kosovë, por që i njëjti ka thënë se s’do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje.***Klinaku i OVL-UÇK-së: Momentalisht jam duke pirë kafe, le të më arresojnë nëse munden..***Ministrit të Arsimit të Serbisë, Mladen Sharçeviq, te merkuren i ishte ndaluar hyrja në Kosovë.Ai po planifikonte të ishte i pranishëm në nisjen e vitit akademik të Universitetit serb të Prishtinës me seli në Mitrovicë, por iu refuzua hyrja.Lajmin për këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për IndeksOnline.Nga ky institucion kanë thënë se njëri nga shkaqet e refuzimit është vazhdimi i fushatës kundër njohës së pavarësisë së Kosovës, nga ana e Serbisë…***PDK kërkon nga Hoti të raportojë “pikë për pikë” për dialogun në Bruksel.***Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës, se nga 01 tetori, do të fillojë aplikimin për Patentë-Shoferë Ndërkombëtar…***Asnjë vdekje nuk është regjistruar në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në Kosovë, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.IKSHPK tutje ka bërë të ditur se 46 persona kanë rezultuar pozitivë nga testimi i 580 mostrave.Të mërkurën janë regjistruar edhe 62 pacientë të shëruar.***Prokuroria Speciale e Kosovë ka ngritur aktakuzë gjatë ditës së sotme ndaj Ikballe Berisha – Huduti, e cila doli me një deklaratë publike kundër vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimanit.***moti:.Të enjten parashikohet mot me vranesira dhe diell,temperaturat do te levizin nga 7 deri 19 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 14-24 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 15620.Të Shëruar:13554, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *