lajmet e mbremjes, e shtune, 19.09.2020

***I pari i LDK-së Isa Mustafa thotë se ka biseduar në mënyrë “tërthorazi”, me kreun e PDK-së Kadri Veseli për çështjen e presidentit.Mustafa tutje është shprehur që nuk kanë përmendur emra për president dhe se PDK-ja iu duhet për shkak që pa të nuk mund ta zgjedhin presidentin.Lidhur me këtë çështje, analisti politik Gurakuq Kuçi, në një prononcim për “Bota sot” tha se Mustafa është specialist i bllofeve dhe bënë të pamundurën që nëpërmjet stilit “përçaj dhe sundo” të mbajë skenën politike të kontrolluar plotësisht nga ai siç e mban LDK-në dhe Qeverinë Hoti.Sipas tij, Mustafa mundet ta shkatërrojë PDK-në.***James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike të Londrës në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se Kosova i ka dy zgjidhje për marrëveshjen finale.Sipas tij, Kosova duhet të lejojë formimin e ASK-së, ose të pranojë opsionin e marrëveshjes territoriale me Serbinë.***Kushtrim Hoda u.d Kryeshef i IPK-së ka thënë se janë arrestuar tetë policë shqiptarë e tre serbë nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës në Karaçevë e zona të tjera, teksa te shtunen është arrestuar edhe një..***Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kërkuar përgjigje nga organet e drejtësisë lidhur me aksionin në Karaçevë, ku u arrestuan 35 persona për krim e kontrabandë. Ka kritikuar ata që s’dhanë informacione lidhur me këtë.Sipas tij, është e pamundur të ketë arrestime për bixhoz, prostitucion e kontrabandë, e të mos ketë sekuestrime.***Kurti e Veliu përplasen në distancë për aksionin në Karaçevë.***3 të vdekur, 126 të shëruar dhe 63 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.Përmes një sqarimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka thënë se në tri rastet e vdekjes të raportuara të shtunën, pacientët në momentin e vdekjes kanë qenë COVID negativë.***Pensionistët do të njoftohen në tetor nëse do t’u duhet të paraqiten për konfirmim.******moti:.Të dielen parashikohet mot pjeserisht me diell .Temperaturat do te levizin nga 8-25 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14939.Të Shëruar:12325, ***www.rtvarberia.com***

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Komente Së Fundi